Kryetari Kuçi takoi menaxhmentin e Kompanisë Energjetike KEDS – distrikti i Pejës

Kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi, takoi menaxhmentin e Kompanisë Energjetike KEDS – distrikti i Pejës, Astrit Bujupin – Drejtorin e distriktit të Pejës dhe Nexhmedin Elezi – Koordinator regjional të distriktit, ku nga kryetari Kuçi u kërkua të intervenohet në rrjetin energjetik të dëmtuar nga erërat dhe reshjet e javëve të fundit dhe gjithashtu të intervenohet në rrjetin e vjetruar, në mënyrë që qytetarëve të iu mundësohet furnizim stabil me energji elektrike dhe të ruhet jeta dhe siguria qytetare. Drejtori dhe Koordinatori i distriktit të Pejës shprehën gatishmërinë për të përmbushur kërkesat e komunës së Junikut që kanë objektiv furnizimin e mirë dhe të sigurt të qytetarëve me energji elektrike, njëherit falënderuan për bashkëpunimin e mirë nga niveli lokal gjatë këtyre javëve kur vendi po përballej me një situate të rënd klimatike dhe palët u dakorduan që bashkëpunimi të avancoj me qëllim të ofrimit të shërbimeve të mira për qytetarë.

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Ferizajt u publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024

U publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024, në komunën e …