Bedri Hajdari: Stevo Pendarovski ka thënë se thënë se “nëse merret vesh e vërteta për rastin “Monstra”, mund të ketë luftë

Bedri Hajdari: Stevo Pendarovski ka thënë se “nëse merret vesh e vërteta për rastin “Monstra”, mund të ketë luftë

Familjari i të akuzuarve në rastin “Monstra”, Bedri Hajdari, në një intervistë për TV21, tha se presidenti,  Stevo Pendarovski, i ka thënë që “nëse merret vesh e vërteta për Monstrën, mund të ketë luftë”. tha se këtë Pendarovski ia ka thënë gjatë kohës së “Revolucionit laraman” në vitin 2016 para Kuvendit, në Maqedoni. “Gjatë protestave të ‘Revolucionit laraman’ para Kuvendit jemi takuar me tashmë presidentin Stevo Pendarovski dhe e kemi pyetur se çfarë ndodh me ‘bombat’ për ‘Monstrën’. Pendarovski na tha: ‘në një takim ka marrë pjesë një amerikan, i cili më ka thënë se e vërteta për Monstrën do të nxit luftë. Pasi ta marrën vesh qytetarët cilët janë vrasësit e vërtetë, atëherë edhe shqiptarët edhe maqedonasit do të shkojnë para qeverisë dhe do të ketë gjakderdhje, pasi do ta kapin për fyti Gruevskin dhe do ta pyesin pse e ka urdhëruar këtë akt monstruoz’”, tha Ajdari duke e cituar Pendarovskin. Ai shtoi se këtë mund ta thotë edhe në ballafaqim me presidentin dhe se për këtë ka edhe dëshmitarë. Bedri Ajdari është edhe organizator i protestave që u mbajtën të premten e kaluar në Shkup, ku u kërkua drejtësi për rastin “Monstra”.

Kontrolloni gjithashtu

Izet Mexhiti: Ligji për partitë politike nuk e lejon Vetëvendosjen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti të veprojë në Maqedoni

BDI: Izet Mexhiti në një vijë me Siljanovskën dhe VMRO-në, i kërcënohet Ali Ahmetit

Izet Mexhiti dhe opozita shqiptare, janë bërënë një vijë me Gordana Siljanovskën e VMRO-së. Madje, …