Dardan Molliqaj: Ne jemi të prerë kundër Gjykatës Speciale, sepse është padrejtë dhe besojmë se do të duhej të zhbëhej

Dardan Molliqaj: Ne jemi të prerë kundër Gjykatës Speciale, sepse është padrejtë dhe besojmë se do të duhej të zhbëhej

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka folur edhe rreth Gjykatës Speciale dhe dënimit të të akuzuarve nga kjo gjykatë. Molliqaj është shprehur se duhet të bëhet e qartë se partia që ai udhëheq është kundër Gjykatës Speciale që po dëmton përpjekjen e Kosovës për liri. Ne jemi të prerë kundër Gjykatës Speciale, ne mendojmë se është shumë e padrejtë dhe besojmë se edhe sot do të duhej të zhbëhej. Kemi bërë aksione kundër Gjykatës Speciale edhe tani si PSD. Besojmë që është përgjegjësi e Kurti dhe Vetëvendosjes që nuk e zhbëjë Gjykatën Speciale, sepse ka mundësi politike, juridike e morale për ta bërë, por këtë e dimë se nuk do ta bëjë sepse tashmë është i interesuar ta dëmtojë jo vetëm individë të caktuar, por e ka për ta dëmtuar përpjekjen tonë për liri”, ka thënë Molliqaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kosova pajtohet t’u ofrojë lehtësira të përkohshme qytetarëve serbë në Ligjin për të huaj

Në një konferencë për media së bashku me Sorensenin dhe shefin e Zyrës së BE-së …