Komuna e Vitisë falënderon kompaninë EveryDay Group për ndihmën e ofruar në parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19

Basri Aliu, drejtor komunal në Viti, ka ndarë në emër të komunës së Vitisë një falënderim për Bedri Matoshi nga Kompania EveryDay Group që gjatë kohës së pandemisë vitin e kaluar ka bërë dezinfektimin falas të hapësirave të ndryshme si shkollat, institucionet etj. Me këtë rast drejtori Aliu ka thënë se Komuna e Vitisë dhe qytetarët e saj ju janë mirënjohës të gjithë atyre që kanë ndihmuar dhe po ndihmojnë këtë komunë në parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, në mesin e tyre edhe për ndihmën e madhe që ka bërë kompania EverDay Group në dezinfektimin e hapësirave të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për zgjedhjen e Kryetarëve dhe Këshillave të Lagjeve Urbane, fshatërave dhe vendbanimeve në komunën e Rahovecit

Komisioni për udhëheqjen dhe koordinimin e procesit të zgjedhjes së këshillave lokale ka mbajtur takimin …