Caktohet këshilli për organizimin e Festivalit Tradicional Folklorik “Anadrinia Jehon 2021’’

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, nënshkroi vendimin për caktimin e këshillit për organizimin e edicionit jubilar të 20-të të Festivalit Tradicional të Folklorit “Anadrinia Jehon 2021”, i cili do të mbahet në fshatin Dejnë. Sipas vendimit, komisioni përbëhet nga: Bjondina Kleqka kryesuese, Muharrem Morina anëtar, Shedat Ukaj anëtar, Naser Dula anëtar, Salih Bytyqi anëtar, Fatmir Hoti anëtar, Gëzim Krasniqi anëtar, Daut Bytyqi anëtar, Bajram Morina anëtar, Afrim Berisha anëtar, Feriz Thaqi anëtar, Qerim Hoti anëtar,  Besarta Kastrati anëtare, Nexhat Berisha anëtar, Qëndresa Duraku anëtare, Jahir Hoti anëtar, Gani Bytyqi anëtar. Obligohet këshilli që këto punë t’i kryej duke u bazuar në legjislacionin në fuqi. Organizimi dhe ndarja e përgjegjësive për pjesën operative të organizimit të festivalit i takon kryesuesit/es të këshillit organizues. Këshilli organizues është i obliguar që t’i raportoj Kryetarit të Komunës mbi ecurinë, mbarëvajtjen dhe shpenzimet e organizimit. Këshilli do të fillojë punën menjëherë pas nënshkrimit të këtij vendimi dhe punët duhet të përfundojnë në afat të arsyeshëm. Për zbatimin e këtij vendimi do të kujdesen anëtarët e këshillit organizues dhe Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Ferizajt apelon qytetarët për respektimin e orarit të përdorimit të insekticideve

Pas vizitës tek bletari që posedon qindra zgjoje bletësh Rrahim Grainca komuna e Ferizajt ka …