Valmir Elezi

KQZ-ja është duke vazhduar përmbushjen e detyrimeve kushtetuese në përmbylljen e procesit zgjedhor të 14 shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar përmbushjen e detyrimeve kushtetuese dhe ligjore me qëllim të përmbylljes së procesit zgjedhor të 14 shkurtit. Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, në një konferencë për medie, ka thënë se kanë shtuar kapacitetet e numërimit në QNR. Ai ka thënë se deri më tani janë rinumëruar 161 vendvotime, janë aprovuar 39 mijë vota nga diaspora dhe janë refuzuar 14 mijë të tjera. “Deri më tani janë rinumëruar rreth 33 për qind e vendvotimeve apo 161 nga 494 sa është numri i përgjithshëm i tyre. Arsyet tashmë janë bërë të ditura, por rikujton se kanë të bëjnë me: bartje të gabuar të votave në formularin e subjekteve politike, në 35 vendvotime, bartje të gabuar të votave në formularin e kandidatëve në 6 vendvotime,  kandidati apo kandidatët kanë më shumë vota se subjekti politik, në 370 vendvotime si dhe rastet kur subjekti ka vota ndërsa kandidatët jo dhe anasjelltas në 83 vendvotime. Shërbimi votues i KQZ-së është duke vijuar procesin e vlerësimit të rreth 43 mijë e 500 pakove të supozuara me fletëvotime që kanë ardhur nga jashtë Kosovës,  ka thënë Valmir  Elezi.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …