Në kufijtë e Turqisë me Greqinë në Detin Egje ka filluar stërvitja e madhe e quajtur, “Europe Defender 2021”

Në kufijtë e Turqisë me Greqinë në Detin Egje ka filluar stërvitja e madhe e quajtur, “Europe Defender 2021”

Dhjetëra anije dhe avionë, dronë të armatosur apo për vëzhgim, një aeroplanmbajtëse si edhe mijëra ushtarë do të gjenden gjatë ditëve në vijim në një zonë të ngushtë si Egjeu duke krijuar një klimë lufte në zonë. Turqia i është përgjigjur manovrave ushtarake mes grekëve dhe amerikanëve në Aleksandropulos duke dërguar në Egje plot 28 anije ushtarake, 27 avionë “F-16”, disa avionë “F-4” si edhe një numër të madh ushtarësh që do të kryejnë stërvitjen “Atdheu Blu”. Në rrethinat e qytetit grek Alksandropulo, vetëm 20 kilometra nga kufiri turk, do të pozicionohen 146 helikopterë amerikanë, disa anije, dhjetëra tanke greke si edhe mijëra ushtarë në kuadër të stërvitjes së madhe të “Europe Defender 2021”. Kjo stërvitje po komentohet si presion i amerikanëve kundër Turqisë  pasi ajo  bleu raketat ruse “S-400”. Këtyre manovrave do t’i bashkohet edhe marina egjiptiane pak më në jug duke formuar kështu një mur të NATO-s bashkë me Egjiptin përballë Turqisë, e cila së fundi është kthyer në një aleat të pabesueshëm për Perëndimin pas raporteve të ngushta me Rusinë.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …