Koreja e Veriut ka rritur kontrollin mbi moralin e popullsisë së vendit, duke ndëshkuar shikuesit e pornografisë në internet

Koreja e Veriut ka rritur  kontrollin mbi moralin e popullsisë së vendit,  duke ndëshkuar shikuesit e pornografisë në internet

Koreja e Veriut ka rritur  kontrollin mbi moralin e popullsisë e vendit. Rasti më i fundit ndodhi në fillim të këtij muaji, kur një adoleshent u internua në fshat,  së bashku me prindërit e tij pasi u kap duke parë pornografi në shtëpinë e tyre në Sinuiju, një qytet,  në kufirin me Kinën. Siç raportohet adoleshenti po shikonte një video pornografike natën vonë, kur prindërit e tij nuk ishin në shtëpi. Ai u kap gjatë një inspektimi të befasishëm nga një task forcë e krijuar për të monitoruar sjelljen devijonte të të riut. Ligji në Korenë e Veriut përcakton dënime nga 5 deri në 15 vjet punë në ndonjë vend, për ata që shikojnë pornografi por në rastin e adoleshentit, dënimi ishte deportim i tij. Ligji parashikon gjithashtu gjoba prej 100 deri në 200 dollarë amerikanë për një krim të shkaktuar nga “arsimimi i papërgjegjshëm” i të miturve dhe urdhëron që e gjithë familja të lëvizë nga fshati si ndëshkim.

Komentimi i këtij lajmi në disa media të vendit tonë, merr qasje negative duke e dënuar ligjin e këtij Shteti që ndalon përdorimin e pornografisë

 

Regjimi i Koresë së Veriut po rrit kontrollin mbi popullsinë e vendit, në një ofensivë të nxitur nga një ligj shtypës i miratuar në fund të vitit të kaluar. Rasti më i fundit që tregon qëllimin e valës së re të shtypjes nga diktatura Kim Jong-un ndodhi në fillim të këtij muaji, kur një adoleshent u internua në fshat së bashku me prindërit e tij pasi u kap duke parë pornografi në shtëpinë e tyre në Sinuiju, një qytet i rëndësishëm i vendosur në kufirin me Kinën. Siç raportohet nga DailyNK, adoleshenti po shikonte një video pornografike natën vonë kur prindërit e tij nuk ishin në shtëpi. Ai u kap gjatë një inspektimi të befasishëm nga një task forcë e krijuar për të monitoruar sjelljen “devijante”, transmeton Telegrafi. Norma përcakton dënime nga 5 deri në 15 vjet punë në ndonjë vend, por në rastin e adoleshentit, dënimi ishte deportim i tij. Ligji parashikon gjithashtu gjoba prej 100 deri në 200 dollarë amerikanë për një krim të shkaktuar nga “arsimimi i papërgjegjshëm” i të miturve dhe urdhëron që e gjithë familja të lëvizë nga fshati si ndëshkim. (Telegraf)

Kontrolloni gjithashtu

R.Shala: FADIL VATA, një kujtim më ndryshe

a ) –  Fadil  Vata , gjatë vitit shkollor  1979 / 80 , në QAMO …