Menjëherë pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit është hapur Korporata Zhvillimore dhe Investuese ndërmjet dy vendeve. Qëllimi i kësaj korporate thuhet se është rritja e shkëmbimeve tregtare ndërmjet Kosovës dhe Izraelit. Damian Brikman dhe Israel Levinson janë bashkëthemeluesit e kësaj korporate. Kujtojmë se Kosova dhe Izraeli kishin vendosur marrëdhënie diplomatike menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes për normalizim ekonomik në Shtëpi të Bardhë më 4 shtator 2020. Pas kësaj, Kosova pritet të vendos ambasadën në Jerusalem.
Kontrolloni gjithashtu
Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi
Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …