MZHR nënshkroi Marrëveshjen e Mirëkuptimit me komunën përfituese të Hanit të Elezit në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal PZHR 2021

Ministria e Zhvillimit Rajonal e udhëhequr nga Ministri Enis Kervan ka nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit me komunën përfituese të Hanit të Elezit në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal PZHR 2021, për projekte të investimeve kapitale. Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal Enis Kervan përgëzoj komunën përfituese të Hanit të Elezit dhe i uroj suksese në zbatimin e projektit të përbashkët:

– Shtrim me kubëza betoni i rrugëve në zonat rurale dhe urbane

Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma ka falënderuar Ministrin e Zhvillimit Rajonal për përkrahjen dhe u zotua se do ta realizojë projektin me përkushtim me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …