leoni

Zymer Mehani

Zymer Mehani: E flamurit je shqiponjë

 

(Me rastin e ditëlindjes së dëshmores Antigona Fazliu (11 mars 1981)

1.

Përballë kohës e tufanit

Dhe furtunës e murlanit

Me  gjak tëndin n’ histori

Vetë firmose pavdekësi.

 

Emri yt më i bukuri n’ botë

Gjeraqinë n’ suferinë e shqotë

Sytë e tu-shkrepëtimë lirie

Zemra jote- flakë atdhesie.

 

Në shqiponjë shëmbëlleve

Dhe tiranin e urreve

Porsi shqipe heroinë

Shumë e deshe Shqipërinë.

 

Në llogore si yll drite

Për liri u dogje, u fike

Ndaj furtunash e stuhish

Zemrën zjarr e syrin pishë.

 

E patrembur ishe ti

N’flakë u hudhe për liri

2

Midis shokëve t’saj

Gone sokolesha

Kur gjëmonte bjeshka

Digjej porsi eshka.

 

Këto vatra t’shtrenjta

Kur na i përgjakën

Zemrat për atdhe

Seç na u përflakën.

 

Lulëkuqja heroinë

Shqiptarisht ra për lirinë.

3.

Uturonte moti,

Shqotë e suferinë

Gona në llogore

Fliste me lirinë.

 

Me zogj t’shqipes

Gona n’pritë

Natë e ditë 

Po bënin dritë.

 

Kishin zemrat

Si vullkan

Zjarr lirie

Flakadan.

4.

Lavdi trime Antigonë

E Flamurit je Shqiponjë!

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Nëpër shekuj kënga e popullit: Shaqir Cërvadiku, këngëtar i lindur në akordin e çiftelisë

Këngëtari, Shaqir Cërvadiku, ka kënduar e këndon  me tërë qenien, këndon me shpirt e zemër, …