Komiteti i komuniteteve në Deçan ka mbajtur takimin e rregullt

Komiteti për Komunitete, organ i Kuvendit të Komunës së Deçanit ka mbajt takimin e rregullt, në mungesë të kryetarit të këtij komiteti, takimi është udhëhequr nga  z.Shaban Pejqinoviq, ku janë trajtuar një varg çështjesh, që lidhen me gjendjen e komuniteteve të caktuara në shoqërinë e Deçanit.

Drejtuesi i këtij komiteti, z.Pejqinoviq, i informoi anëtarët e komitetit,  për kohën derisa është mbajt takimi, më herët tha se brenda kësaj kohë në komunën e Deçanit kemi pas tre persona të riatdhesuar nga bota e jashtme prej tyre  kanë qen 2 të komuniteti Shqiptarë dhe një Egjiptian. Ne si zyrë kemi kërkuar që këta persona të përfitojnë nga plani i biznesit për personat e riatdhesuar por për fat të keq këta nuk i plotësonin kushtet ndërsa kanë përfituar  vetëm për trajnim në aftësim profesional.

Nga anëtarët e këtij komuniteti është kërkuar që datat me rendësi të  komuniteti RAE të përkrahen nga komuna e Deçanit duke organizuar aktivitete të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …