Podgoricë, Digjet flamuri kuqezi dhe ai shtetëror i Kosovës

Podgoricë, Digjet flamuri kuqezi dhe ai shtetëror i Kosovës

Persona të panjohur i kanë vënë zjarrin flamurit kuqezi si dhe atij shtetëror të Kosovës pranë ndërtesave të ambasadave në Podgoricë. Flamujt ishin të varur pranë ambasadës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë në sheshin “Capital Plaza’ në kryeqytetin e Malit të Zi. Ministria e Punëve të Jashtme si dhe ajo e Integrimit Evropian të Malit të Zi, kanë reaguar duke dënuar ashpër aktin e djegies së flamujve. Diplomacia malazeze thotë se autoritetet përkatëse do të marrin të gjitha masat e nevojshme për të sqaruar rastin dhe për t’i identifikuar autorët. “Ne jemi të bindur se këto raste të izoluara nuk mund të ndikojnë në marrëdhëniet e mira bilaterale dhe miqësore midis dy vendeve tona”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …