Vazhdon aksioni i pastrimit në qytetin e Vitisë

Aksioni tre javor i pastrimit që ka nisur ditë më parë në komunën e Vitisë, ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme, konkretisht me pastrimin e varrezave ortodokse në qytetin e Vitisë, për të vazhduar në ditët në vijim edhe me aktivitete të tjera të pastrimit dhe atë pa dallime. Këtij aktiviteti të pastrimit ju janë bashkangjitur një numër i madh i ushtarëve amerikan të KFOR-it, Njësiti Profesional i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, përfaqësues komunal dhe të tjerë. Bëhet me dije se aktivitete të tjera të pastrimit dhe largimit të mbeturinave do të zhvillohen deri me 22 prill në të gjitha lokalitetet e komunës së Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për zgjedhjen e Kryetarëve dhe Këshillave të Lagjeve Urbane, fshatërave dhe vendbanimeve në komunën e Rahovecit

Komisioni për udhëheqjen dhe koordinimin e procesit të zgjedhjes së këshillave lokale ka mbajtur takimin …