Nga nesër hyjnë në fuqi masat e reja anti covid

Komiteti komunal për mbrojtje dhe shpëtim në komunën e Vitisë, ka mbajtur sot takimin e rregullt, për të shqyrtuar gjendjen momentale epidemiologjike në komunën e Vitisë. Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka njoftuar rreth raportit të fundit, me rastet e reja ku brenda 24 orëve, janë regjistruar 6 raste të reja, për derisa java që shkoi ka pasur numrin e shtuar të rasteve të prekura me Covid19. Kryetari Haliti ka bërë thirrje që të respektohen masat e marra dhe të veprohet konform rregullave që parasheh Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik. Përndryshe, nga nesër hyjnë në fuqi masat e reja nga Qeveria dhe IKSHP-ja të cilat do të zbatohen deri më 18 prill.

Kontrolloni gjithashtu

Deçani mobilizohet për marshin për Liri “Kosova po pret” më 12 shtator

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se …