DSHMS në komunën e Hanit të Elezit, ka pranuar donacion me karroca për qytetarët në nevojë

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në komunën e Hanit të Elezit, ka pranuar donacion me karroca për qytetarët në nevojë dhe persona me aftësi të kufizuara. Ky donacion ka arritur nga Izet dhe Ajshe Fetinci me familjar të tyre, bashkatdhetarë tanë që jetojnë dhe punojnë në Zvicër. Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma dhe Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale falënderon këta bashkatdhetarë për ndihmën dhe gjithë diasporën për kontributin e dhënë. Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale njofton se këto karroca do të jenë në shërbim për qytetarët në nevojë. Si bashkëpunëtorë të këtij donacioni falënderohen për ndihmën dhe vizitën edhe deputetin e Kuvendit të Kosovës Eman Rrahmani dhe Sylejman Rrahmani- përfaqësuesi i organizatës Shqiptarët për Shqiptarët.

Kontrolloni gjithashtu

U përmbyll me sukses edhe një edicion i festivalit të folklorit “Anadrinia jehon”

U përmbyll me sukses edhe një edicion i festivalit të folklorit “Anadrinia jehon” në komunën …