Në Han të Elezit Përkujtohet Pranvera Shqiptare 81

Në hapësirat e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Ilaz Thaqi” në Han të Elezit, u mbajt një Akademi përkujtimore me rastin e 40 vjetorit të demonstratave të vitit 1981. Në këtë Akademi, krahas pjesëmarrësve të tjerë, të pranishëm ishin Hydajet Hyseni nga Shoqata e të Burgosurve politik në Prishtinë dhe kryetari i shoqërisë “ Levizja “ Xhevat Bislimi e Bejtullah Tahiri. Pas intonimit të himnit kombëtar nga kori i nxënësve dhe këngëve korale, me fjalë rasti u paraqit Shaban Qupi, kryetar i degës së shoqatës së të burgosurve në Han të Elezit. Në emër të komunës një fjalë përshëndetëse kishte kryetari i komunës Rufki Suma, ndërsa nga Prishtina një fjalë qendrore për rendësin e atyre demonstratave foli Hydajet Hyseni. Shkrimtari Fadil Curri u paraqit me një poezi, me motiv nga viti 1982, ndërsa me një valle instrumentale u prezantuan anëtarët e SHKA “SHARRI” Muharrem Rogaqi e Alban Laqi. Me një këngë për dëshmorin Gafurr Loku u paraqit Nesim Curri, e më pas të pranishmit vizituan dhe bënë homazhe para Lapidarit të Dëshmorëve dhe Martirëve të Hanit të Elezit të rënë për liri. Emërues i të gjitha fjalimeve ishte se demonstratat e vitit 1981 ishin një ngjarje e madhe kombëtare dhe për atë qe ishin të tilla ata edhe u shtypen nga pushtuesi me dhunë. Kurorëzimi i të gjitha sakrificave ishte Lufta e UÇK-s e cila me ndihmën edhe të faktorëve ndërkombëtar, u fitua liria dhe shteti i Kosovës. Në organizim të këtij aktiviteti merrnin pjesë shoqatat e dala nga lufta, shoqata e të burgosurve dhe përfaqësues të institucioneve komunale.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …