Lushi: Të gjithë gratë dhe burrat e guximshëm kanë pasur emër dhe ai është UÇK

Aktivisti i mirënjohur shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ish-ushtari i Batalionit Atlantiku, Uk Lushi ka reaguar ndaj injorimit që ia ka bërë kryeministri, Albin Kurtit Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kur ka folur për betejën e Koshares. Duke shkruar për këtë betejë, kryeministri, Albin Kurti nuk e ka përmendur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por është referuar vetëm si “gra e burra të guximshëm”. Ndërkohë, aktivisti i mirënjohur shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ish-ushtari i Batalionit Atlantiku, Uk Lushi ka reaguar duke shkruar se kryeministrit Kurti se nuk duhet hezituar për t’a përmendur e nderuar emrin e krenarisë, atë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ka shkruar më tutje se të gjithë gratë dhe burrat e guximshëm kanë pasur emër dhe ai është Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale e fton për intervistim edhe kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci

Ramiz Lladrovci kritikon PDK-në: Pa ndryshime të thella, rrezikohet tjetër dështim në zgjedhje

Kryetari i komunës së Drenasit njëherit  anëtari i Partis Demokratike e Kosovës, Ramiz Lladrovci, ka …