Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion në oborr të presidencës, duke vendosur Flamurin e UÇK-së

Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion në oborr të presidencës, duke vendosur Flamurin e UÇK-së

Partia Socialdemokrate,  që udhëhiqet nga Dardan Molliqaj ka zhvilluar sot një aksion në oborr të presidencës.  Aktivistë të kësaj partie kanë vendosur flamurin me logon e UÇK-së, në mënyrë që kryetarja Osmani të shohë atë dhe të bindet se ka ekzistuar dhe ka luftuar Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ky aksion i Partisë Socialdemokrate të Kosovës  u ndërmor  pas akuzave të shumta nga të gjithë shqiptarët liridashës që i kanë adresuar kryetares aktuale të Kosovës, Vjosa Osmani, pasi ajo gjatë vizitë në 22-vjetorin e Betejës së Koshares,  së bashku me kryeministrin Albin Kurti kishin folur për betejën dhe të rënët e të vrarët, për burrat e gratë trimëresha, por e kishin anashkaluar përmendjen e togfjalëshit, Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Në oborr të presidencës janë të vendosur flamuri i BE-së, i Kosovës dhe jashtëligjshëm është vendosur edhe flamuri i  Dardanisë, ideuar nga Ibrahim Rugova, me të cilin identifikohet Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …