Informohen nxënësit e shkollave në Rahovec për rrezikun nga pickimi i rriqrave

Gjatë ditës së enjte, kanë filluar ligjëratat nëpër të gjitha shkollat e Komunës së Rahovecit, ligjëratat janë duke u organizuar  nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me drejtorin e Arsimit dhe tema e ligjëratave është “Vetëdijesimi i nxënëseve nga rreziku i cili vjen nga pickimi i rriqrave”.

Zyrtarët e drejtorisë për Arsim dhe drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, u shprehen se ligjërata të tilla janë në të mirë të informimit të nxënëseve, në lidhje me rreziqet që vijnë nga pickimi i rriqrave.

Sipas, zyrtarëve të drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ligjërues do të jenë një ekip mjekësorë i QKMF-së “Fahredin Hoti”, në Rahovec.

Në lidhje me parandalimin e rreziqeve që vijnë nga pickimi i rriqrave nga dita e hënë, do të fillohet me spërkatjen selektive të  zonave endemiko-epidemike, ndaj etheve hemorragjike. Spërkatja e këtyre zonave, do të bëhet  në bashkëpunim me ekipet profesionale mbikëqyrëse të shëndetit publik në Prizren.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …