Interesim i madh nga ana e fermerëve rahovecian për të përfituar subvencione

Si viteve tjera, po ashtu edhe këtë vit fermerët e Komunës së Rahovecit kanë treguar interesim të madh për të aplikuar për subvencione, të cilat jepen nga Ministria e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural.

Për interesimin e madhe të fermerëve të Komunës së Rahovecit tregon fakti se nga data e fillimit për aplikim për subvencione, deri me datë 14 prill,  në drejtorinë e Bujqësisë  dhe Zhvillimit Rural kanë aplikuar 1501 fermer, për të përfituar nga subvencionet në pagesa direkte, të cilat jepen çdo vit për të gjithë fermerët e Komunës së Rahovecit.

Sipas Feim Fetoshit, drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, i cili thotë se numri  prej 1501 fermerëve të cilët kanë aplikuar deri më datë 14.04 2016, pritet  të rritet, pasi që janë edhe disa ditë  deri në mbylljen e afatit për aplikim.

Kontrolloni gjithashtu

Në 25 vjetorin e rënies heroike, u përkujtuan Ilaz Kodra dhe 315 dëshmorë të tjerë

Në nderim të rënies heroike të komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra dhe …