leoni

Aktualisht po realizohen projekte në shtatëdhjetë për qind të fshatrave të Malishevës

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Drejtorëve të komunës së Malishevës, u bë e ditur se po vazhdohet me realizimin e projekteve të ndryshme dhe aktualisht, kur jemi në muajin e katërt të këtij viti, janë duke u realizuar projekte të ndryshme në shtatëdhjetë për qind të vendbanimeve të Komunës së Malishevës dhe shumë shpejt, do të vazhdohet edhe me projekte tjera.

Këtë të dhënë, e dha sot drejtori i Drejtorisë së Urbanizimit, Ahmet Morina, sipas të cilit, në të gjitha projektet që janë në realizimin, mbarëvajtja e punimeve po ecën mirë, përjashtuar ndonjë ngecje, për shkaqe objektive, dhe se shumë shpejt pritet të fillojnë të realizohen edhe projekte tjera, ku do të përfshihen, pothuajse  të gjitha vendbanimet.

Temë e pashmangshme e mbledhjes së sotme ishte edhe situata epidemiologjike, ku kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, kërkoi angazhimin e të gjithë sektorëve, në mënyrë që edhe ky vit të kaloj si dy vitet e mëparshme, pa viktima dhe pa raste të infektimit. Për këtë çështje, kryetari Begaj, paralajmëroi se krahas aktiviteteve aktuale, do të rritet edhe më shumë kontakti me qytetar, në mënyrë që të vetëdijesohemi edhe më tepër për rrezikun nga rriqrat, si bartës të virusit të etheve hemorragjike krime kongo (EHKK).

Për këtë qëllim, drejtori për shëndetësi, Hajdin Berisha, tha se janë shumë të përkushtuar në këtë drejtim, dhe janë duke u bërë fushata të ndryshme, duke filluar nga cikli i parë i repelimit të kafshëve, për të vazhduar me fushatën e ligjëratave vetëdijesuese në shkollat e komunës së Malishevës, ndërsa nga kjo javë do të filloj edhe faza e parë e dezinsektimit të zonave endemike dhe shumë shpejt pritet të filloj edhe cikli i dytë i repelimit të kafshëve.

Përndryshe, në mbledhjen e sotme, drejtorët e drejtorive, kanë raportuar për aktivitetet e rregullta të drejtorive që drejtojnë, realizimin e objektivave dhe planifikimeve që kanë bërë për këtë vit.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …