Ferizaj shënoi 27 Prillin – Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur

Me një aktivitet simbolik, të organizuar nga të rinjtë e Kuvendit të të Rinjve në Ferizaj, me mbështetje nga Sektori i Rinisë, Komuna e Ferizajt dhe Shoqata e Familjeve të Personave të Pagjetur në Ferizaj, u shënua 27 Prilli – Dita Kombëtare e Personave të Zhdukur. Ishte nënkryetari i Ferizajt, Arton Gavazi që bashkë me të rinjtë e Kuvendit të të Rinjve dhe familjarë të personave të pagjetur në Ferizaj, që morën pjesë në aktivitetin që ishte dizajnuar në formë të tillë ku përmes pikëpyetjes, shtrohej pyetja për fatin e të pagjeturve si dhe në homazhet në obeliskun e ngritur ditë më parë nga Komuna e Ferizajt, dedikuar të pagjeturve të Komunës së Ferizajt. Të pagjeturit janë plagë e shoqërisë sonë dhe deri në zbardhjen e fatit të tyre, nuk duhet rreshtur në asnjë moment kërkimi i tyre, tha mes tjerash nënkryetari Gavazi, që në emër të Komunës së Ferizajt, mori pjesë në këto aktivitete.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …