leoni

Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se masat kanë dhënë efekt pozitiv në uljen e rasteve me virusin korona

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se para vendimit për marrjen e çdo mase ndaj virusit korona ato diskutohen me ekspertë dhe me njohës të fushës. Këtë deklaratë ai e ka dhënë në Kuvendin e Kosovës, pas kritikave që ka marrë nga opozita për mbylljen dyjavore të vendit, si pasojë e rritjes së rasteve pozitive me virus “Të gjitha masat që merren në MSh diskutohen me shumë akterë dhe natyrisht në bazë të rekomandime të ekspertëve të IKShPK-së. Kërkesa për masa më rigoroze nga Instituti janë bërë qysh në muajin nëntor të vitit 2020. Këto masa i kemi analizuar nga çdo perspektive. Sa i përket efektshmerisë i keni parë statistikat e javës së kaluar. Janë dhjetëra më shumë raste të vdekjeve dhe të hospitalizimeve”, ka thënë Vitia, duke shtuar se masat kanë dhënë efekt pozitiv në uljen e rasteve me virus. Spitalet tona në këtë javë dhe në atë të kaluar kanë marrë frymë më lirshëm sesa javëve të kaluara”, ka deklaruar ministri Vitia.

 

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …