leoni

Grupi për Ballkanin: Veton Surroi, Bernard Nikaj, Leon Malazogu, Robert Muharremi, Muhamet Mustafa, Blerim Shala

Grupi për Ballkanin: Veton Surroi, Bernard Nikaj, Leon Malazogu, Robert Muharremi, Muhamet Mustafa, Blerim Shala

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka deklaruar se Grupi për Ballkanin ka njoftuar sot se  Veton Surroi, Bernard Nikaj, Leon Malazogu, Robert Muharremi, Muhamet Mustafa  do të jenë ekspertët e angazhuar në procesin e dialogut dhe se këtij ekipi pritet t’i bashkohet edhe Blerim Shala. Dialogun do ta udhëheq, Albin Kurti në koordinim me kryeparen e Kuvendit, Vjosa Osmani. Bernard Nikaj, Blerim Shala, Veton Surroi e të tjerët, janë ekip i ekspertëve të angazhuar nga Grupi për Ballkan, në kuadër të memorandumit të mirëkuptimit në mes të Qeverisë së Kosovës dhe  Ambasadës Norvegjeze.  Anëtarët e këtij grupi  ekspertësh i takojnë ish nomenklaturës politike  të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë. Një ekip shumë i përshtatshëm për Serbinë dhe Bashkimin Evropian. Veton Surroi ka udhëhequr bisedime edhe me kryekriminelin dhe kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, madje edhe pas rënies së Jasharëve në Prekaz në mars të vitit 1998 dhe luftës të cilën e kishte filluar Ushtria Çlirimtare e Kosovës kundër regjimit okupator të Serbisë. Kjo është përzgjedhja e ekipit në bisedime me Serbinë dhe Bashkimin Evropian që ka bërë Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, i cili ka ardhur në pushtet me sloganin e njohur: Vetëvendosje- jo negociata

 

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …