Bashkim Ramosaj: UÇK është vlerë madhështore e kombëtare që duhet të ruhet e të mbrohet nga gjithsecili

Bashkim Ramosaj: UÇK është vlerë madhështore e kombëtare që duhet të ruhet dhe të mbrohet nga gjithsecili

Përpjekjet disashekullore të popullit shqiptar për liri dhe sakrifica më sublime e dëshmorëve i kanë dhënë vendit vlerën më madhështore, e që është Ushtria Çlirimtare e Kosovës, vlerë kjo që duhet të ruhet e të mbrohet nga gjithsecili. Kështu ka deklaruar sot kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, gjatë seancës solemne të mbajtur për nder të Ditës së Dëshmorëve, me ç’rast shtoi se kushdo që mundohet të mohojë këtë vlerë nuk do të arrijë askund. Duke kujtuar kontributin e të gjithë brezave dhe luftën e lavdishme të UÇK-së, Ramosaj tha se mbi to është ndërtuar edhe bashkëpunimi me shtetet aleate të NATO-s. Ai tha se populli i Kosovës ka kaluar nëpër udhëkryqe të mëdha, me ç’rast janë hapur edhe dilema të shumta, por theksoi se liria është më e rëndësishmja.

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …