Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: Kjo qeveri e ka qëllim përbaltjen e UÇK-së, derisa amniston makro zhvatjen në veri të vendiit

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri sërish ka kritikuar Qeverinë Kurti për pagesën e energjisë elektrike për serbët në veri të vendit, në vlerë prej 11 milionë eurove. Tahiri ka shkruar se Albin Kurti dhe Vetëvendosja kanë qenë të ashpër kudo që iu është dhënë rasti, ndaj pagesës së rrymës së papaguar të qytetarëve serbë, e sot me një lehtësi të jashtëzakonshme e me arsyetime të pabaza, qeveria e tij nuk e sheh si problem pagesën prej 11 milion eurosh të faturave të papaguara. Ai madje ka thënë se kjo qeveri e ka qëllim përbaltjen e UÇK-së, derisa amniston makro zhvatjen e vërtetë të parave të taksapaguesve kosovarë. “Nëse ka diçka të paligjshme e të pavend, është shpenzimi i 11 milion eurove për pagesën e rrymës së shpenzuar nga serbët në veri të vendit, sepse për të jo vetëm që nuk ka ligj, por ka edhe vendim gjyqësor që e shpallë të jashtëligjshme. Por ligjshmëria nuk është qëllimi i Kurtit. Përbaltja e UÇK-së, po”, ka shkruar Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …