Brickos

Lukas Mandl: Ka forca që dëshirojnë ta ndajnë Evropën, këta "non-papers", janë disa prej tyre

Lukas Mandl: Ka forca që dëshirojnë ta ndajnë Evropën, këta “non-papers”, janë disa prej tyre

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl ka folur për ‘non-papers’, në të cilin parashihet që veriu i Mitrovicës të jetë pjesë autonome e Serbisë dhe komunave me shumicë serbe t’u jepen kompetenca ekzekutive. Mandl tha se ka forca që dëshirojnë ta ndajnë Evropën, dhe sipas tij, këta non-papers, janë disa prej tyre. “Asgjë, ato nuk zgjojnë interesim për mua dhe punën parlamentare time, I nxis të gjithë zyrtarët që të bazohen në ‘letra’ dhe jo në ‘jo-letra’. Ka shumë dokumente duke përfshirë raportin për Kosovës në PE tek të cilat duhet të bazohemi. Duhet ta kuptoni që ka forca që duan ta ndajnë Evropën. Duan të na ndajnë. Një përpjeke e tillë në këtë fushë janë “non-papers”. Ne nuk duhet të futemi në lojën e ‘nonpapers’, por duhet të mbështetemi në dokumente, argumente, fakte dhe shifra”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …