KEK
Fillimi / Lajmet / Abelard Tahiri: Sa i përket vaksinave jemi rënë në gjendje të rëndë sikur vendet e botës së tretë që janë në krizë
Abelard Tahiri: Sa i përket vaksinave jemi rënë në gjendje të rëndë sikur vendet e botës së tretë që janë në krizë

Abelard Tahiri: Sa i përket vaksinave jemi rënë në gjendje të rëndë sikur vendet e botës së tretë që janë në krizë

Shefi i grupit Kuvendar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se Kosova po pret vetëm donacione për vaksina anti-Covid. Ai ka kritikuar Qeverinë Kurti dhe Qeverinë Hoti për pasivizim në qasjen në vaksina. “Për vaksinat fajet i kanë edhe Kurti edhe Hoti”, ka thënë ai. “Po presim me na bë rahmet dikush. Shqipëria na vaksinoi disa qytetarë atje në Kukës. Pastaj donacionet që erdhën nga shtetet e BE-së dhe SHBA-ja. Nuk po shohim dritë në fund të tunelit. Kemi rënë në gjendje të rëndë sikur vendet e botës së tretë që janë në krizë. Kosova dhe Siria në gjendjen e njëjtë për vaksinim. Jemi po ashtu në linjë me vende sikur Kirgiztani”, shtoi ai. Tahiri pati kritika edhe për qeverisjen e Kurtit. Ai thotë se ka pasur pritje më të mëdha. Ai tha po ashtu se Kurti vetë premtoi vaksina nga Shqipëria ndërkohë që i refuzoi ato.

Kontrolloni gjithashtu

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Franco Federici

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Franco Federici

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, ka pritur sot në takim komandantin ...