Homazhe te varret dhe përmendoret e dëshmorëve kudo në komunën e Rahovecit

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtor në kujtim të 12 majit kanë bërë homazhe tek varret dhe përmendoret e dëshmorëve kudo në komunën e Rahovecit. Kryetari Latifi përmes një postimi në facebook ka thënë: Me 12 maj 1998, krisi fort dhe jehoi thekshëm gjithandej pushka e parë çlirimtare në Anadrini; Me 12 maj 1998, me luftë i detyruam forcat pushtuese serbe të tërhiqen me humbje dhe me turp e të ndiqen deri matanë Gradishit; Me 12 maj 1998  në fushë të nderit ranë dëshmorët e parë të lirisë, MILAIM  KRASNIQI dhe ELMI MORINA, u plagosën bashkëluftëtarët Osman Zyberaj, Myfterem Gashi, si dhe luftëtari i orëve të para, tashmë dëshmori LULZIM SH. HOTI, i cili si pasojë e plagëve që mori, pas luftës, ndërroi jetë. Një vit më vonë, më 12 maj 1999 ra si bien trimat, pishtari i lirisë, heroi BEDRUSH GASHI. “12 maji” është ditë e mobilizimit të liridashësve anadrinas dhe një moment i kapërcimit (nga ilegalja në legale), në një fazë të re, i luftës sonë çlirimtare;

“12 maji” është ditë e krenarisë, sakrificës dhe dhimbjes sonë për gjakun e derdhur;

“12 maji” është dita e fillimit të fundit të epokës së territ të robërisë;

“12 maji” është dita e dëshmorëve të kombit të Brigadës 124 ” Gani Paçarizi;

 “12 maji” është datë që s’do të harrohet!

Janë të gjalla kujtimet për 12 majin!

Janë të pavdekshme veprat e dëshmorëve të kombit dhe rrugëtimi luftarak e jetësor i tyre! Nderim e mirënjohje gjithë atyre djemve e burrave, nënave, motrave e vëllezërve atdhetarë, të cilët në kohën kur jetuan dhe vepruan, vendosën një gur në kalanë e çlirimit të atdheut, duke e ndërtuar atë me mund, djersë dhe jetë në etapa të ndryshme historike.

May be an image of 6 njerëz, people standing dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …