Ben Emmerson, avokati, Kadri Veselit ua tregon gjykatësve një nga një aftësitë e Policisë së Kosovës

Ben Emmerson, avokati, Kadri Veselit ua tregon gjykatësve një nga një aftësitë e Policisë së Kosovës

Ben Emmerson, avokat i Kadri Veselit në Gjykatën Speciale ka dorëuzar para dy ditësh një shkresë tjetër në lidhje me kërkesën e tij të refuzuar nga Apeli për mbrojtjen në liri të klientit të tij. Aty, Emmerson i ka kundërshtuar disa nga argumentimet që i ka dhënë Zyra e Prokurorit të Specializuar, si dhe ka evidentuar gabime në cilësimin e rrethanave nga gjyqtari i Procedurës Paraprake. Një shkresë e Ben Emmerson, avokat i Kadri Veselit në Hagë është dërguar më 10 maj në Dhomat e Posaçme të Apelit që funksionojnë në kuadër të Gjykatës Speciale. Emmerson aty përmend faktin se Gjykatësi i Procedurës Paraprake ka shprehur dyshimet e tij mbi aftësitë e Policisë së Kosovës për të monitoruar kushtet e lirimit të mundshëm të Kadri Veselit, duke i kundërshtuar argumentet e dhëna nga ai. “Pamundësia e supozuar e monitorimit të komunikimit të Z. Veseli nga Policia e Kosovës ishte arsyeja e vetme që ai dalloi midis rrezikut të fluturimit (i cili mund të zbutet në mënyrë adekuate nga kushtet) dhe rrezikut të ndërhyrjes në drejtësi”, thuhet në parashtresën e Emmerson.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …