Urimi i kryetarit Suma me rastin e Festës së Fitër-Bajramit

Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma me rastin e festës së Fitër Bajramit i ka uruar të gjithë besimtarët e besimit Islam. Ai ndër të tjera ka thënë: Në emër të Komunës së Hanit të Elezit dhe në emrin tim personal, urojë të gjithë besimtarët në përmbushjen e njërit prej obligimeve kryesore të fesë islame, muajin e shenjët të Ramazanit. Ju uroj festën e Fitër-Bajramit, duke e lutur Allahun e Madhërishëm të na ketë pranuar agjërimin, lutjet, ibadetet dhe punët e mira që i kemi bërë gjatë këtij muaji në shenjë respekti ndaj krijuesit Fuqiplotë. Sakrifica juaj, devotshmëria ndaj Krijuesit, shpirti fisnik, dashuria e të qenit pranë atyre me nevojë qofshin të shpërblyera me shëndet, dashurin e begatinë për ju dhe familjen tuaj.

Ju urojë paqe, mirësi dhe begati në familjet e juaja.

Kryetari i Komunës

Rufki Suma

Kontrolloni gjithashtu

QMF në Lagjen e Muhaxherëve u pajis me 3 shtretër spitalorë, donacion nga Bondsteel Amerikan

Qendra e Mjekësisë Familjare në Lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë, u pajis me 3 shtretër …