Vazhdon asfaltimi i rrugëve të lagjeve në lokalitetet e komunës së Vitisë

Në vazhdën e projekteve që kanë për qëllim rregullimin e infrastrukturës rrugore në lokalitetet e komunës së Vitisë, është edhe një nga rrugët e lagjeve të fshatit Smirë, e cila është duke u përgatitur për asfaltim. Për të parë nga afër punimet në këtë rrugë, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar këtë fshat dhe ka inspektuar punimet në rrugën në fjalë. Ai me këtë rast tha se do të vazhdohet me rrugët e lagjeve në ato fshatra ku është i nevojshëm asfaltimi, por edhe me rrugët bujqësore, në bazë të projekteve të parapara që do të realizohen këtë vit.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …