Njoftim publik për mbajtjen e mbledhjes së pestë të KPF-së në Rahovec

Njoftohen qytetarët e Komunës së Rahovecit se mbledhja e pestë e Komiteti për Politik dhe Financa, do të mbahet me 20 Maj 2021 ( e enjte ), duke filluar në ora 10:00. Mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal e cila gjendet në objektin e ri të administratës komunale të Rahovecit. Për këtë mbledhje kryesuesi i Kuvendit Komunal, Afrim Dina ka propozuar këtë rend dite:

– Aprovimi i Procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

– Shqyrtimi i Propozim vendimit të Kryetarit për këmbimin e pronës komunale me pronë private P-71510068-02440-0 Ratkoc;

– Shqyrtimi i Propozim vendimit të rregullores për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim me pak se një vit të pronës së paluajtshme të Komunës;

– Shqyrtimi i plotësim ndryshimit të vendimit 01 Nr.180/21, i datës 29.03.2021 të planit lokal për menaxhimin e mbeturinave nga ndërtimi dhe demolomi i objekteve ndërtimore;

– Shqyrtimi i plotësimit të vendimit 01 Nr. 181/21, i datës 29.03.2021 të planit lokal për menaxhimin e mbeturinave të vëllimshme;

– Informatë nga DSHPS-ja rreth pandemisë Covid-19;

– Informatë nga Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për periudhën Janar-Prill dhe

– Të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …