Brickos

Drejtori i Bujqësisë në komunën e Ferizajt vizitoi fermerët kultivues të perimeve

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas nga ana e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, po përkthehet në zhvillim të ekonomive familjare dhe fuqizimit të këtij sektori në komunën e Ferizajt. Të tillë janë edhe kultivuesit e perimeve në sera dhe jashtë saj, që u vizituan nga i pari i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami, për të parë nga afër ecurinë e punës të këtij viti si dhe funksionimin, përdorimin e pajisjeve të cilët fermerët përfituan përmes thirrjes publike të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë. I kënaqur me punën që pa në terren, drejtori Bajrami tha se mbështetja për fermerët do të jet e vazhdueshme për të fuqizuar akoma më shumë këtë sektor, porse edhe do të shumëfishohet mbështetja në këtë drejtim, në dobi të fermerëve ferizajas.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …