Kryetari Latifi ka nënshkruar marrëveshjen për “Ndërtimi i Kompleksit Memorial në fshatin Retijë- Rahovec”

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, në praninë e Drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale Bislim Zogaj, ka nënshkruar marrëveshjen për bashkëfinancimin e projektit: “Ndërtimi i Kompleksit Memorial në fshatin Retijë- Rahovec”. Kryetari Latifi ka thënë me këtë rast se, ndjehem mëse i kënaqur që pritet të realizohet ky projekt me rëndësi edhe historike, pasi që Retija ishte vatër e rezistencës ilegale të paraluftës edhe vatër e rezistencës dhe luftës së njësive të UÇK-së, të Brigadës 124 “ Gani Paçarizi” e i disa brigadave të UÇK-së. Retija e pagoi shtrenjtë lirinë e këtij vendi, duke dhënë 3 dëshmorë dhe 19 martirë nga ky fshat. Falënderoj Bislim Zogaj për ndihmën dhe bashkëpunimin! Lavdi të gjithë martirëve, dëshmorëve e heronjve të atdheut! U shpreh kryetari Latifi.

May be an image of text that says 'Be02 Republika Kosoves Republika Kosovo Republic of Kosovo Agjencia per Menaxhimin Komplekseve Memoriale Agencijas Upravlanje Kompleksa Kosova Kosovés Agentcy on Menagement Memorial the Complexes of Kosovo Komuna Rahovecit Opština Orahovac/ Municipality Rahovec MARREVESHIEEMIRERKUPTIMIT PER PER FINANCIMIN PROJEKTIT- "NDERTIMI KOMPLEKSIT MEMORIAL NỀ FSHATIN RETIJE- RAHOVEC" NỀ KOMUNEN E RAHOVECIT Palet Nënshkruese: Agjencia pêr Menaxhimin Komplekseve Memoriale të Kosoves perfaqesuar nga Drejtori Bislim ZOGAJ dhe Komunes sẽ Rahovecit-perfaqësuar nga Smajl Latifi Kryetar Komunes'

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …