Përkujtohen dëshmorët e Kombit Sadedin Hajda dhe Mexhit Mustafa nga Rahoveci

Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, zyrtar komunal, Përfaqësues nga organizata e veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkëluftëtarë dhe familjarë, në kujtim dhe nderim të sakrificës sublime për lirinë e Atdheut bënë homazhe tek vendi i rënies në Hamoc, ku prehen djemtë më të zotët e këtij populli, dëshmorët: Sadedin Hajda dhe Mexhit Mustafa. Veprat e dëshmorëve të kombit janë të gjalla dhe gjithnjë na frymëzojnë, ashtu si dhe kujtimet për ta janë të freskëta dhe na japin emër e nderë. Lavdi dëshmorëve që i përjetësuan emrat e tyre në histori në betejën e përgjakshme dhe heroike të Hamocit! Lavdi për jetë e mot, Sadedin Hajdës, Mexhit Mustafës dhe Bekim Sylkës”,- ka thënë kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi merr pjesë në panelin në kuadër të “Javës së gruas”

Me ftesë të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), kryetari Smajl latifi mori pjesë në panelin në …