Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: LV po e kundërshton faljen e gjobave gjatë pandemisë vetëm pse PSD po kërkon faljen e tyre

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, i ka reaguar ushtrueses së detyrës së shefit të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e cila tha se falja e gjobave ndaj qytetarëve përgjatë pandemisë do t’i dekurajonte ata në zbatimin e ligjit. Molliqaj, nëpërmjet një reagimi në rrjetin social e ka pyetur Kusari-Lilën se “si e arsyetojnë faktin që ishin po të njëjtit që para pak ditësh votuan dhe ua paguan 11 milion euro serbëve në veri për rrymën e pa paguar?”. Tutje, ai ka thënë se kjo kundërshti po bëhet vetëm për faktin që PSD ndërmori iniciativën për peticionin që bën thirrje për faljen e gjobave ndaj qytetarëve, të dënuar konform Ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19.

Kontrolloni gjithashtu

Nga retorika kundër “Të Parit” te ngulmimi për pozitën: Albin Kurti dhe qasja e tanishme ndaj kryeparlamentares

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka refuzuar për disa javë me radhë të ndryshojë emrin …