Ministrja, Donika Shvarc,  heq flamurin amerikan në zyrën e saj gjatë takimit me diplomatët Palmer e Lajçak

Ministrja, Donika Shvarc, heq flamurin amerikan në zyrën e saj gjatë takimit me diplomatët Palmer e Lajçak

Ministrja e Jashtme dhe zëvendësja e parë e Albin Kurtit, gjatë vizitës së diplomatëve Lajçak dhe Palmer në zyrën e saj, në Prishtinë, në tavolinën e pritjes kishte vendosur flamurin e  BE-së dhe të Kosovës, por jo edhe flamurin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke lënë të nënkuptohet roli primar i BE-së në bisedime dhe jo “Amelika, Amelika”, sikur shprehej jo fort moti, Albin Kurti. Anashkalimi i flamurit amerikan në tavolinën e saj të pritjes, qoftë edhe i paqëllimshëm është një veprim i dënueshëm dhe tejet  irritues, për shumë shqiptarë të Kosovës, të cilët respektojnë me pietet e ndershmëri kontributin madhor që ka kanë dhënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në çlirimin dhe ndërtimin e Kosovës. Nuk është kjo ”gafa” apo specialiteti i vetëm i zonjës  Shvarc, e cila në selinë e OKB-së kishte paraqitur Serbinë si viktimë të Gjermanisë hitleriane, pa ditur as vetë se e kishte apo jo vendin një deklaratë e tillë në kohën dhe momentin e caktuar.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …