Pas arritjes së donacionit me vaksina nga Amerika hapen terminet për caktimin e vaksinimit

Deri me tani në Repulikën e Kosovës 74 mijë e 500 persona janë vaksinuar kundër virusit korona

Mbi 2000 persona e kanë marrë dozën e dytë të vaksinës anti-Covid në gjithë vendin, njofton menaxheri i Qendrës së vaksinimit në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, Niman Bardhi. Ai tha se që nga marsi janë vaksinuar 74 mijë e 500 persona. “Edhe sot po vazhdon vaksinimi i qytetarëve dhe personelit shëndetësor ku paralelisht jemi duke shkuar me dozën e parë për qytetarët dhe me dozën e dytë për personelin shëndetësor”, tha ai. “Aktualisht deri në këto qaste kemi mbi 450 të vaksinuar ndërsa nëse i referohemi nivelit të vendit kemi 1600 të vaksinuar. Nga totali i përgjithshëm nga dita e parë deri në këto qaste kemi 74 mijë e 500 të vaksinuar dhe të gjithë janë duke respektua pjesën e terminit dhe çdo gjë ka shkuar mirë. Nëse i referohemi totalit mbi 2 000 janë të vaksinuar të dozës së dytë”, shtoi Bardhi.

Kontrolloni gjithashtu

Priten protesta masive pas deklaratave fyese të ministrave të Albin Kurtit dhe arrestimit pa shkas të Faik Fazliut

OVL UÇK mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë!” nga Liria ka Emër: thirrje për pjesëmarrje masive më 17 shkurt

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka shprehur mbështetjen e saj …