Në Deçan është organizuar diskutim publik për Qarkoren Buxhetore 2022/01 –për Shëndetësi

Duke u bazuar në vendimin e Kuvendit të Komunës së Deçanit, të datës 31.05.2021, për Formimin e Grupeve punuese për organizmin e debateve publike, të Qarkores Buxhetore 2022/01, Kuvendi i Komunës së Deçanit përmes grupit punues në përbërje: dr.Haki Shehaj kryesues i Asamblesë, Agnesa Vokshi (AAK), Shkelqesa Hadergjonaj (PDK), Rejhana Tolaj (LDK), Ilir Ferizaj (PSD), Agron Demukaj drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, kanë organizuar takimin e përbashkët me sektorin e shëndetësisë për të diskutuar për qarkoren buxhetore 2022/2024. Pos grupit punues të nxjerrë nga Asmablea Komunale për organizimin e këtij takimi ishin edhe drejtori i Shëndetësisë Musa Berisha, drejtori i QKMF-së Selmon Berisha, me bashkëpunëtor, drejtoresha e shtëpisë së personave më nevoja të veçanta Hane (Lekaj) Berisha dhe zyrtarë tjerë të pranishëm. Se sa do të ketë komuna e Deçanit buxhet për vitin 2022, bëri të ditur Drejtori për Buxhet dhe Financa Agron Demukaj, ku komuna e Deçanit për vitin e ardhshëm do të ketë buxhet 10,649,354.00€, ndërsa grandi për shëndetësi do të jet 1,390,381.00€ se sa do te kem mundësi ti mbulojmë kërkesat dhe nevojat e QKMF-së dhe të QMF-vë për atë edhe është organizuar takimi i përbashkët në mënyrë që të gjitha të specifikohen. Për të gjitha këto kanë folur zyrtarët përkatës te cilët ishin të pranishëm njëkohësisht u diskutua edhe menaxhimi i situatës me covid-19 dhe një sërë temash tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e katër të rregullt

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e katërt të rregullt. Me këtë rast …