Organizohet Dëgjim Buxhetor për 2022/01 për Arsim

Duke u bazuar në vendimin e Kuvendit të Komunës së Deçanit, të datës 31.05.2021, për Formimin e Grupeve punuese për organizmin e debateve publike, të Qarkores Buxhetore 2022/01, Kuvendi i Komunës së Deçanit përmes grupit punues në përbërje: dr.Haki Shehaj kryesues i Asamblesë Komunale, Milazim Mushkolaj (AAK), Shkelqim Haxhnikaj(LDK), Kestrim Avdimetaj (PDK), Natyra Kuçi (PSD), Agron Demukaj, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, kanë organizuar dëgjim buxhetor për kornizën afatmesme buxhetore 2021/2024 më sektorin e Arsimit. Të pranishëm në këtë dëgjim buxhetorë ishin drejtorë te të gjitha shkollave të komunës se Deçanit, zyrtar të DKA-së, drejtori i këtij dikasteri Bekim Vishaj dhe zyrtarë tjerë. Në këtë takim të përbashkët nga drejtori për buxhet dhe Financa Agron Demukaj, u bë e ditur se total buxheti për vitin 2022 për komunën e Deçanit është në shifrën 10,649,354.00€, ndërsa grandi për sektorin e Arsimit 3,810,877.00 €. Sa i përket infrastrukturës shkollore deri më  tani kemi arritur që të krijojmë kushte jashtëzakonisht të mira për zhvillimin e procesit mësimorë si për nxënësit dhe mësimdhënësit e komunës së Deçanit tha drejtori i DAK-së Bekim Vishaj. Shqetësuese mbetet mbulimi i minusit të pagave për mësimdhënësit, kjo dukuri që po na përcjell që sa vite, jo vetëm ne si komunë por edhe disa komuna tjera në nivel vendi. Në këtë fushë kanë folur edhe zyrtarja financiare Gjylshahe Haklaj, grupi asamblistëve dhe drejtorët e shkollave. Kërkesat e tyre do të mirën parasysh në planifikimin buxhetor 2022-2024.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Komuna e Deçanit ka fituar të drejtën për shfrytëzimin e tokave në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”

Fitimi i të drejtës për shfrytëzimin e tokave në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” është …