Doli nga shtypi libri: “Shpërngulja e çamëve në shekuj” vepër e veprimtarit të arsimit, Tafil Morina

Doli nga shtypi libri: “Shpërngulja e çamëve në shekuj” vepër e veprimtarit të arsimit, Tafil Morina

Shtëpia botuese, “Faik Konica”, në Prishtinë ka nxjerrë në dritë librin: “Shpërngulja e Çamëve në shekuj” vepër e veprimtarit të arsimit, mësuesit, shkrimtarit e publicistit,  Tafil Morina.

Autori, në këtë vepër ka sjellë fakte e dëshmi të shumta të jetës së shqiptarëve në Greqi e veçmas në trojet e Çamërisë gjatë shekujve të kaluar e deri në ditët tona.

Studiuesi, Tafil Morina, ka hulumtuar një literaturë  të begatshme shkencore lidhur me Çamërinë,  ngritjet dhe pësimet e saj gjatë shekujve, deri në fundin fatal e tragjik të popullatës çame e cila në sy të të gjitha shteteve të civilizuara të Evropës e më gjerë u lejua të kthehet në një golgotë të cilën  nuk e njeh historia.

Fati i tërë një populli u vulos vetëm për shkak të etnisë dhe fesë së tyre, meqë ata nuk treguan gatishmëri të ndërrojnë gjuhë, komb e fe, andaj e dhe regjimet greke që nga themelimi i shtetit të parë grek në vitin 1822, e ndoqën dhe e masakruan, veçmas popullatën çame, ndërsa regjimi fashist grek, me Napoleon Zervën në krye kreu masakrat më të çmeritura e më barbare mbi këtë popullatë duke e dëbuar nga trojet e veta etnike  duke e shfarosur në mënyrë masive.

Autori ka përshkruar shtrirjen gjeografike të çamëve, vendet ku ata kanë jetuar gjatë shekujve, dëbimet nga trojet e tyre etnike, ndërrimin e çamëve me grekët e Edrenesë, dëbimin e dhunshëm në Shqipëri, shkatërrimin e përvetësimin e pronave të tyre dhe spastrimin etnik të tipit fashist.

Libri: “Shpërngulja e çamëve në shekuj” ka 78 faqe, Botoi  “Faik Konica”, në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Bujar Gashi: Libri im, “Explore Kosova”, është një udhëtim në trashëgiminë kulturore, historike dhe natyrore të vendit tonë

Explore Kosova Libri im, “Explore Kosova”, është një udhëtim në trashëgiminë kulturore, historike dhe natyrore …