Nxënësit e shkollës së Drobeshit përfitojnë një donacion prej 15 kompjuter nga kompania KEDS

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët ” Dëshmoret e Vitisë̈”, paralelja e ndarë në fshatin Drobesh, u bë me kabinet të ri të informatikës falë një donacioni mjaft domethënës, duke u pajisur me 15 kompjuterë shkollorë nga ana e Kompanisë Energjetike KEDS. Ky donacion u dorëzua në prani të Drejtorit të Drejtorisë Komunale te Arsimit në Viti, Basri Aliu dhe drejtorit të shkollës, Qemajl Hyseni. Me këtë rast, drejtori i DKA-së ndau një mirënjohje për donacionin në fjalë, të cilën e pranoi Eglantina Hoxha nga Departamenti i Komunikimeve, në emër të Drejtorit Gjeneral të KEDS, Alper Erbaš. Drejtori Aliu i falënderoi për donacionin dhe investimet që KEDS po ofron në fushën e Energjetikës në komunën e Vitisë. Ai gjithashtu falënderoi Klubin “IDEALËT” të shkollës “Dëshmoret e Vitisë̈” që udhëhiqet nga mësimdhënësi Rrahim Halimi dhe Abetare Bejta për kampanjën e suksesshme pë të fituar donacione në fushën e teknologjisë dhe informatikës.

Kontrolloni gjithashtu

Së shpejti në Prishtinë do të realizohet një mozaik kushtuar Nënë Terezës

Së shpejti në Kryeqytet do të realizohet një mozaik kushtuar Nënë Terezës, një vepër artistike …