leoni

DKA në Han të Elezit njofton të gjithë prindërit e interesuar për regjistrimin e fëmijëve të tyre në Institucionin Parashkollor ”Ardhmëria” për vitin 2021-2022

Drejtoria Komunale e Arsimit në Han të Elezit njofton të gjithë prindërit e interesuar për regjistrimin e fëmijëve të tyre në Institucionin Parashkollor ”Ardhmëria” për vitin 2021-2022.

– Në institucionet parashkollore përfshihen fëmijët prej moshës 9 muaj-deri në 6 vjeç.

– Në çerdhe përfshihen fëmijët nga mosha 9 muaj deri në 3 vjeç ndërsa,

– Në kopshte përfshihen fëmijët nga mosha 3 deri 6 vjeç.

Afati për aplikim do të jetë i hapur nga data 01.07.2021 deri më 15.07.2021 dhe dorëzimi i dokumentacionit do të bëhet në objektin e Institucionit Parashkollorë” Ardhmëria” çdo ditë pune nga ora 09:00 deri 15:00

Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim;

  • Ekstrakt i lindjes së fëmijës;

  • Letërnjoftimi i prindit kopje;

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …