Komanda Ushtarake Amerikane në Evropë ka dhuruar sisteme të zbulimit për FSK-në në vlerë, 190 mijë dollarë

Komanda Ushtarake Amerikane në Evropë ka dhuruar sisteme të zbulimit për FSK-në në vlerë, 190 mijë dollarë

Komanda Ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Evropë,  ka dhuruar sisteme të zbulimit për FSK-në në vlerë prej 190 mijë dollarë. Ambasada amerikane në Prishtinë përmes një postimi në Twitter ka njoftuar se pajisjet moderne do të shërbejnë për të mbrojtur qytetarët e Kosovës  “Duke e fuqizuar FSK-në për t’i mbrojtur më mirë të gjithë kosovarët, javën e kaluar, duke iu falënderuar Komandës Ushtarake të ShBA-së në Evropë, Ambasada e ShBA-së në Prishtinë dhuroi donacion prej mbi 190 mijë  dollarësh të sistemeve të zbulimit me rreze iks dhe pajisje të tjera, përderisa i ka trajnuar pjesëtarët e Njësisë për Asgjësimin e Mjeteve Shpërthyese të FSK-së për përdorim të duhur të këtyre sistemeve”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane, në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri kundër Albulena Haxhiut: “Themeluesit e Republikës nuk mund të shantazhohen”

Polemikat mes pozitës dhe opozitës në Kosovë kanë marrë hov pas akuzave të nënkryetares së …