Thaçi: Qeveria e Republikës së Kosovës të ndajë së paku 100.000 dollarëve për të përmbyturit në Houston

Shkencëtarët kanë alarmuar se i nxehti ekstrem në Kanada dhe përmbytjet në Gjermani janë pasojë e ndryshimeve klimatike

Shkencëtarët kanë alarmuar se i nxehti ekstrem që mbretëroi kohë më parë në Kanada dhe shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe përmbytjet e tashme në Gjermani, janë pasojë e ndryshimeve të jashtëzakonshme klimatike të shkaktuara nga aktivitetet e njeriut. Shkencëtarët e klimës kanë deklaruar se ata kanë parashikuar prej kohësh që emetimet e gazrave do të shkaktonin shumë përmbytje, valë të nxehtësisë, thatësira, stuhi dhe forma të tjera të motit të ligë, por vërshimet e fundit kanë tejkaluar edhe pritjet e tyre. Gazeta angleze “The Duardian” shkruan se intensiteti dhe përmasa e përmbytjeve në Gjermani këtë javë ka tronditur shkencëtarët të cilët përcjellin ndryshimet klimatike, dhe të cilët nuk prisnin që rekordet të thyheshin kaq shpejtë dhe kaq shumë, në një zonë kaq të gjerë. Në disa pjesë të Gjermanisë në të cilat zakonisht ka reshje prej 80 litrave gjatë gjithë muajit korrik, vetëm gjatë 48 orëve gjatë reshjeve të mëdha ranë 148 litra ujë shiu për 1 metër katror.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …