Numri i viktimave nga përmbytjet e fundit në Evropë ka arritur në 193

Numri i viktimave nga përmbytjet e fundit në Evropë ka arritur në 193 ndërsa numri i atyre që konsiderohen të zhdukur, është me qindra. Ekipet e shpëtimin kanë deklaruar se janë të shqetësuar se numri i viktimave do të jetë edhe më i madhe pasi shumë nga të zhdukurit mund të kenë pësuar në mënyrë fatale nga përmbytjet. Radio Evropa e Lirë njofton se përveç katër shteteve të goditura më së keqi nga përmbytjet – Gjermania, Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu – me përmbytje tani po përballen edhe Zvicra, Austria dhe Republika Çeke. Të paktën 156 persona kanë vdekur në Gjermani, në atë që është përshkruar si përmbytjet më të këqija në historinë e këtij shteti. Ndërkaq, numri i viktimave nga përmbytjet në Belgjikë ka arritur në 27. Nga ana tjetër, ambijentalistët, meteorologët dhe hidrologët vazhdojnë të alarmojnë se ndryshimet kaq dramatike të klimës, të nxehtit ekstrem dhe përmbytjet e jashtëzakonshme janë pasojë e ngrohjes globale në të cilën rol qenësor ka njeriu.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …