Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë Naim Pira uron gjithë besimtarëve islam Festen e Kurban Bajramit

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë Naim Pira, ka uruar besimtarët islam. “Urime dhe për shumë vite festa e Kurban Bajramit, paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qofshin me ju dhe familjet tuaja. Urojmë që kjo festë të jetë motiv për përforcimin e besimit tonë, forcimin e mendjeve dhe zemrave tona, dhe urojmë që kjo festë të përcillet jo vetëm me urime të mira e vizita tek të afërmit por edhe me vepra të mira, sepse kjo ditë është ditë e mëshirës, faljes, mirëkuptimit, mirësisë dhe paqes”. Gëzuar! Përzemërsisht, Naim Pira, kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për zgjedhjen e Kryetarëve dhe Këshillave të Lagjeve Urbane, fshatërave dhe vendbanimeve në komunën e Rahovecit

Komisioni për udhëheqjen dhe koordinimin e procesit të zgjedhjes së këshillave lokale ka mbajtur takimin …