KPF në Rahovec mbajti mbledhje e shtatë të rregullt

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, nën udhëheqjen e kryesuesit Afrim Dina, Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF),  ka mbajtur mbledhjen e shtatë të rregullt, gjatë kësaj mbledhje anëtarët e KPF-së kanë shqyrtuar dhe miratuar për mbledhje të kuvendit këto pika të rendit të ditës:

– Shqyrtimi i Raportit financiar janar- qershor -2021;

– Shqyrtimi i Propozim vendimit të kryetarit të komunës për shpallje qytetar nderi, Qemal Minxhozin;

– Shqyrtimi i Raportit të DKA-së, për përfundimin e vitit mësimor 2020-2021;

– Shqyrtimi i Raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të komunës së Rahovecit për vitin 2020.

Kontrolloni gjithashtu

U hap ekspozita personale me veprat e artistes Arbëresha Hasani Ameti

“Midis katrahurës së teksturës dhe zhurmës melodike” titullohet ekspozita personale që u hap mbrëmë në …